Reagon Çitaku pas vrasjes së gruas në Prizren: Sa armë pa leje janë në Kosovë?
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku ka reaguar rreth vrasjes së gruas në Prizren nga bashkëshorti i saj.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se personi që vrau gruan mbrëmë në Prizren sapo paska ardhë nga Zvicrra. Ju garantoj që atë revole nuk e ka sjellë nga atje.
Ja postimi i saj:
Nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje. Koha është për revoltë. Gratë po vriten me një lehtësi të padururshme.
Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet.
Pastaj, a nuk ka ardhë koha të flasim për numrin e madh dhe të pakontrolluar të armëve në duar të personave të paautorizuar. Sa armë pa leje janë në Kosovë? Dhe sa lehtë është të pajisesh me një të tillë. Personi që vrau gruan mbrëmë në Prizren sapo paska ardhë nga Zvicrra. Ju garantoj që atë revole nuk e ka sjellë nga atje./Indeksonline/