75 Mall Live Search
23:43 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / B XH

Reagon daja i Eljonës, tani i del në mbështetje mbesës

Gjatë Praimit Elijonës iu shfaq edhe deklarata kontraverse e dajës së saj, i cili mohon ato që thënë ditë me parë.

Valon Zhubaj ka vendosur të vendosë pikat mbi “i” pas një sërë spekulimesh që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me ndikimin e tij te Elijona.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai ka mohuar kategorikisht akuzat se po e përdor mbesën për famë apo lojëra strategjike, duke e bërë të qartë se roli i tij është vetëm ai i një daje mbrojtës dhe jo i një analisti televiziv apo portali anonim.

Zhubaj thekson se hyrja e saj në Big Brother ishte tërësisht vendim personal i Elijonës, por situata jashtë ka eskaluar në një pikë ku keqpërdorimi i emrit të tij dhe familjes nuk mund të tolerohet më në heshtje.

Duke kërkuar më shumë respekt për të kaluarën e dhimbshme të familjes, Valoni ka bërë thirrje që historia e tyre të mos etiketohet cektë si “viktimizim” nga njerëz që nuk e njohin mbijetesën reale që ata kanë kaluar.

Ai paralajmëron të gjitha mediat dhe individët që tentojnë të përfitojnë nga dhimbja e motrës së tij apo të rishkruajnë historinë për klikime, se do të përballen me reagimin e tij të vendosur. Për dajën e Elijonës, kjo nuk është një luftë për pëlqime në rrjete sociale, por një betejë parimore për të vërtetën dhe dinjitetin e gjakut të tij.

REAGIM PUBLIK – KUR DURIMI MBARON

Unë, Valon Zhubaj, reagoj publikisht ndaj keqpërdorimit të emrit dhe adresës sime personale në Facebook, si dhe ndaj deklaratave të pavërteta që po qarkullojnë në emrin tim nga disa individë dhe media të papërgjegjshme.

Mjaft me gënjeshtra.

Mjaft me shpifje.

Mjaft me lojëra të ndyra.

Çdo tentativë për të më paraqitur mua si njeri që dëmton apo manipulon Elijonën është një trillim i ulët, i ndërtuar për të mbuluar paaftësinë dhe qëllimet e pista të të tjerëve. Kaq.

Unë jam DAJA i Elijonës, i Blentinetes dhe i Erisit. Jo analist televiziv. Jo portal anonim. Jo komentues nga divani. Jam familje, jam gjak,dhe familja nuk përdoret – familja mbrohet.

Hyrja jote, Elijona, në Big Brother ka qenë vendimi yt. Por ajo që po ndodh aty brenda është eksperiment mbi dhimbjen njerëzore, jo spektakël. Të kthesh një të kaluar të hidhur në armë kundër një vajze është akt i pështirë dhe frikacak. Ata që flasin për “viktimizim” e bëjnë sepse nuk kanë asnjë ide çfarë është mbijetesa reale. Janë të fortë vetëm me fjalë.

Të presim më Fitore🫶

Big Brother sot nuk është më format. Është teatër poshtërimi, ku plagët shiten si përmbajtje dhe lotët si audiencë. Të ndërtosh “karrierë” mbi tragjedinë e dikujt tjetër nuk është sukses – është dështim moral. Dhe po, kjo ka emër: çnjerëzi.

Produksioni që lejon, nxit apo instrumentalizon këto situata mban përgjegjësi morale, sado që mundohet ta fshehë pas rregullave, kontratave dhe “shoë-t”. Detyrimet e imponuara, fjalët e drejtuara dhe skenarët e maskuar janë poshtërim i pastër.

Çdo media, portal apo individ që tenton të manipulojë opinionin, të rishkruajë të kaluarën apo të përfitojë nga dhimbja e motrës sonë, ta dijë mirë:

nuk do të kalojë pa reagim.

Unë nuk jam këtu për të qenë i pëlqyeshëm.

Jam këtu për të qenë i drejtë.

Dhe nuk kam frikë nga zhurma që bën e vërteta.

Jam zëri i motrës sime.

Me nderime,

Valon Zhubaj