16:27 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Reagon Daut Haradinaj, i bën ‘të fala’ këshilltarit të Kurtit

Daut Haradinaj ka reaguar pas statusit të këshilltarit të Albin Kurtit, Hysamedin Feraj, lidhur me kërkesën ndaj Ramush Haradinajt që të sqarojë se pse ‘në luftë ia vranë vëllezërit e jo atë’.

Haradinaj në Facebook ka publikuar një fotografi teksa i dërgon Ferajt të fala. “Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar ai.

“Edhe këtë javë:- Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!- Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!- Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!- SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë! – Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!”, kishte shkruar Feraj.