Reagon De la Fuente: Secili duhet të marrë vendimet e tij

Trajneri i Kombëtares Spanjolle Luis De la Fuente, ka marrë pjesë në një takim informues për të folur për punën që po bëhet në futbollin spanjoll.
Dhe po ashtu ai u përgjigj edhe disa pyetjeve rreth lojtarit të Real Madridit, Brahim Diaz ku së fundmi ka zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Marokut.
De la Fuente, rreth kësaj ngjarje më tutje tha që “Unë plotësisht, absolutisht e respektoj pozicionin e tij. “Unë plotësisht, absolutisht e respektoj pozicionin e tij. Secili duhet të marrë vendimet e tij.
Përndryshe Brahim Diaz, ka vendosur që të përfaqësojë kombtarën e Marokut pas pritjes së gjatë dhe neglizhimit nga Kombëtarja Spanjolle./IndeksOnline/