75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Reagon Dhurata Hoxha për punësimet në Ministrinë e Integrimit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian në Kosovë, Dhurata Hoxha ka reaguar për punësimet

Ajo i ka quajtur të pasakta reagimet rreth kësaj teme, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi, ajo ka thënë se skema ‘Young Cell’ është trajtuar me prioritet nga Ministria.

Rreth kësaj teme pak minuta më parë reagoi edhe ambasadori britanik, i cili e quajti veprimin për hapjen e konkurseve në këtë skemë kundër zotimit të Kosovë

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Dhurata Hoxhës:

Me shqetësim kam marrë lajmin dhe reagimin e pasaktë rreth punësimit në Ministri të Integrimit Evropian, në veçanti rreth skemës Young Cell.

Që nga dita e parë e mandatit, këtë skemë, kuadrin e shkolluar nga kjo skemë, e kam trajtuar me prioritet. Përkushtimi im ka qenë i lidhur edhe me detyrimet e deriatëhershme, por edhe me promovimin e këtij programi.

Me insistimin tim, punësimi i bursistëve të skemës Young Cell, vitin e shkuar është realizuar 100%.

Për sivjet, kanë qenë dhe janë synimet e njëjta. Aktualisht, 7 vende janë të rezervuara për bursistët e skemës Young Cell.

Jam thellësisht e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve me BE-në, edhe skemën Young Cell, për të cilën gjë jam shumë krenare.

Të tjerat, i konsideroj fushatë, në prag të zgjedhjeve.