75 Mall Live Search
19:07 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Reagon Drita pas paralajmërimeve për dënim me 9 pikë: Jemi OK!

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Drita ka reaguar pas shkrimeve dhe paralajmërimeve se mund të dënohet me 9 pikë për shkak të futjes në lojë të një futbollisti të paregjistruar.

Në njoftimin e Dritës, thuhet se nuk ka asnjë parregullësi dhe gjithçka është konform rregullave të FFK-së.

“Duke parë që nëpër portalet tona po qarkullojnë lajme se kinse klubi jonë FC DRITA mund ti humbë 9 pikë për shkak të parregullsive në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit, përmes këtij reagimi dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës që ne si kampionë aktualë jemi shumë të vëmendshëm në vendimet që i marrim dhe se nuk ka asnjë parregullësi dhe gjithqka është konform rregullave të FFK-së!

Këtë gjë e kemi dëshmuar më së miri edhe në garat ndërkombëtare andaj i ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë të qetë për këtë situatë që është krijuar” thuhet në njoftim./Indeksonline/