75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Reagon Drita, përgënjeshtron sulmuesin e Kosovës Lirim Kastratin

Skuadra e Dritës ka reaguar në lidhje me deklarimet e sulmuesit të Kosovës Lirim Kastrati, i cili theksoi se kishte qëndruar për 2 javë në prova te ekipi nga Gjilani por nuk ua kishte mbushur syrin drejtuesve.

Në faqen zyrtare në facebook, Drita ka përgënjeshtruar Kastratin duke thënë se Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar.

Ky është reagimi i plotë i Dritës:

Duke ditur që klubi jonë FC DRITA nuk është idhëtare të reagoj për qdo thashethëm që e lakon emrin e klubit tonë, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj deklaratës së lojtarit të kombëtares U-21, Lirim Kastrati i cili në një medium ka deklaruar që ka qenë i grumbulluar me klubin tonë në fazë përgaditore për dy javë!

Dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës se Lirim Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me klubin tonë as për një ditë të vetme dhe se deklarimet e tij janë tejet joprofesionale dhe të pamatura nga Lirimi.

FC DRITA i gëzohet qdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!

Klubi jonë i bënë thirrje të gjithë futbollistëve të rinjë që ti kushtojnë rëndësi deklaratve publike sepse deklarata të tilla mund të ndikojnë keq në uljen e reputacionit të një sportsiti.

Klubi jonë i uron shumë suksese Lirimit, ndërsa në fushen e komunikimit e këshillon të përmisohet shumë më shumë!

FC DRITA