13:16 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Reagon edhe ambasada e Francës për procesin e certifikimit të kandidatëve për deputetë

47 kandidatë për deputetë nuk mund të jenë pjesë e listave të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit pasi që janë shpallur fajtorë për vepra penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tre vjetët e fundit.

E Ambasada e Francës, në Kosovës, është deklaruar rreth kësaj ku thonë se presin që procedurat e certifikimit përcaktohen me ligj dhe se institucionet e pavarura të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

Nga Ambasada franceze presin se institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës.