75 Mall Live Search
19:56 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Reagon edhe Batatina, bën thirrje për ndërprerjen e kampionatit

Janë raportuar dy rastet e para të koronavirusit në Kosovës.

Në futbollin e Kosovës janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e kësaj jave nesër dhe pasnesër pa tifozë, por regjistrimi i rasteve të para nënkupton që këto ndeshje mund të mos zhvillohen fare.

Në lidhje me këtë gjë është deklaruar edhe trajneri i njohur i Llapit, Tahir Batatina.

Sipas tij, klubi i Llapit është duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe nëse e shohin rrezikun për lojtarët dhe stafin do të kërkojnë të pezullohen ndeshjen e planifikuara.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Batatinës:

Duke analizuar me shumë vëmendje situatën aktuale në vend, rastet e fundit nga epidemia Coronavirus, qytetet e dyshuara për prekje nga kjo sëmundje dhe rreziku i përhapjes, duhet të mendohet mirë për shëndetin e personave dhe të shtyhen aktivitetet sportive, pra pikërisht ndeshjet e futbollit.

Por siç po duket ne skuadrat e futbollit kemi mbetur pa zot shtëpie pasi askush nuk është duke u marrur me këtë çështje por ne si skuadër jemi duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar dhe nëse e shohim rrezikun për lojtarët dhe stafin do të kërkojmë të pezullohen ndeshjet e planifikuara për nesër sepse me frikë dhe panikë, ndeshjet nuk kanë efekt.

Më primare është shëndeti, sesa aktivitetet sportive! T.B