Reagon edhe lojtari i Flamurtarit: Ata që dëshirojnë amnesti le të shkojnë te nëna Ferdonije

Futbollisti i Flamurtarit, Lorik Maxhuni, ka publikuar një foto kur bashkë me futbollistët e Prishtinës e kishin vizituar nënën gjakovare që humbi familjen në luftë, Ferdonije Qerkezin.
Në vizitë shihen Lorik Maxhuni, Liridon Leci, Ahmet Jonuzi dhe Gentrit Begolli.
Ky është postimi i Maxhunit në Facebook:
“Kriminelet mbeten gjithmone kriminel. Vizit te nena Ferdonije e cila ka humb ne luft Burrin dhe Djemt e saj tregimi i saj ishte i tmerrshem.
Prandaj Krimet asnjehere nuk duhet fale. Kush don me i amnestu let shkon ne vizit deri te kjo Nene”, ka shkruar Maxhuni.
Ferdonija nga Gjakova, është gruja e cila humbi katër djem dhe bashkëshortin gjatë luftës në Kosovë.
Forcat serbe më 27 mars të vitit 1999, ia morën me dhunë bashkëshortin dhe katër djemtë, për fatin e të cilëve nuk dihet ende.
Fotoja më pas është shpërndarë edhe nga Leci.
