75 Mall Live Search
07:30 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reagon Edi Rama: Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reagur lidhur me tërmetin që ka goditur Shqipërinë, ku si pasoj deri më tani janë shënuar 5 viktima

Ja reagimi i Ramës:

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?

Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet