75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagon Edita Tahiri për Interpol: Duhet të ndryshojë diplomacia jonë

Ish kryenegocatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka folur rreth dështimit të Kosovës për tu bërë anëtare e Interpolit.

Ajo ka thënë se kjo organizatë dështoi duke e lënë triumfin e politikës së krimit të sponsorizuar nga Serbia.

“Ajo pengoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe dobësoi stabilitetin e Ballkanit. Kosova do të bëhet anëtare e Interpol-it, por kërkon ndryshime në bërjen e politikave nga diplomacia e Kosovës” ka shkruar Tahiri në Twitter.

Rikujtojmë që dje Kosova ka dështuar që të marr 2/3 e votave të duhura për tu bërë pjesë e kësaj organizate./Indeksonline/