75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 12 Tetor 2025 / H F

Reagon Ekrem Hyseni: Rrugëtimi ynë vazhdon, përpjekjet për ringritjen e Lidhjes sonë vazhdojnë!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në komunën e Podujevës bindshëm po prin Shpejtim Bulliqi i LVV, derisa ka siguruar 18 mijë e 194 vota.

Pas tij, vjen Ekrem Hyseni i LDK-së, me 13 mijë e 558 vota.

Ndërkohë pas këtyre rezultateve ka reaguar Hyseni, duke falenderuar të gjithë ata votues që i besuan dhe e përkrahen.

Statusi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Shpreh falënderimin tim për çdonjërin prej jush që na përkrahët e na besuat.

Rrugëtimi ynë vazhdon.

Përpjekjet tona për ringritjen e Lidhjes sonë vazhdojnë!

Jemi bashkë sot, do jemi bashkë përherë!