Reagon Eliot Engel, pasi MCC-ja zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, i është gëzuar lajmit që MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën.
Sipas tij, kjo ndihmë nuk është dashur asnjëherë të suspendohej.
“Me vjen mirë që MCC po rifillon punën në Kosovës. Asnjëherë nuk do të duhej të pezullohej puna në radhë të parë. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të MCC-së. Ngrirja e fondeve të MCC për të detyruar Kosovën për ndryshimin e politikave shkon kundër asaj që MCC do të duhej të ishte”.
Chairman @RepEliotEngel: I’m glad the MCC is resuming work in #Kosovo. It should never have been suspended in the first place. Kosovo met the MCC’s tough standards. Freezing MCC to bully Kosovo into changing policies went against what the @MCCgov is supposed to be about. https://t.co/saob9L1ogT
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) June 7, 2020