75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Reagon Erion Veliaj pas arrestimit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai e quajti arrestimin e tij një fund absurd të një kapitulli të gjatë, duke e kritikuar prokurorin e çështjes si një “prokuror lunatik”, që sipas tij është një “fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore.”

Veliaj e cilësoi këtë ngjarje si kapitullin e parë të një historie më të gjatë dhe u shpreh se tani nuk ka më detyrimin për të heshtur për çfarë ka parë në lidhje me familjen e tij nën çatinë e SPAK-ut.

Ai theksoi se ka respektuar vijën politike dhe se nuk ka bërë komente për procesin e hapur nga drejtësia, por tani ndjen se është koha të flasë.

Veliaj shprehu keqardhjen për familjen e tij, për nënën e tij dhe për bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se ai dhe familja e tij nuk kanë lidhje me akuzat për korrupsion.

Ai përfundoi duke shprehur besimin se e vërteta do të dalë në pah dhe se ajo është më e fortë se çdo pengesë që i bëhet.

Postimi: