75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 12 Tetor 2025 / H F

Reagon, Faton Peci: Të dua fort Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të përditësojë rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit.

Në Mitrovicën e Jugut “kokë më kokë”, po shkojnë Arian Tahiri i PDK-së, dhe Faton Peci i LVV-së, transmeton IndeksOnline.

Deri më tani janë numëruar 98,10% të votave.

Arian Tahiri ka fituar 15 mijë e 117 vota, kurse i dyti prin Faton Peci me 14 mijë e 979 vota.

E pas këtyre rezultateve vjen edhe reagimi i Pecit.

“Të dua fort Mitrovicë”, ka shkruar në reagimin e tij Peci. /IndeksOnline/