75 Mall Live Search
18:46 / E Diele, 18 Prill 2021 / A. A

Reagon Ferizaj: Lutemi për Thesarin, është në gjendje kritike

KF Ferizaji ka konfirmuar se futbollisti Thesar Ismajli ndodhet për tretman në Qendrën Klinike Universitare, pas një lëndimi të rëndë që e pësoi në ndeshjen kundër Ulpianës.

Në faqen zyrtare në Facebook, klubi ka njoftuar se gjendja e tij është kritike dhe ka bërë thirrje që të lutemi për shëndetin e tij, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë e Ferizajit:

Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërperë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë dhe kritike, ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes e ky i fundit e ka ndërperë ndeshjen.

Lojtari ynë, Thesar Ismajli gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë.

/Indeksonline/