Reagon FSHF: Asnjë lojtarë nuk ka rezultuar pozitivë

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar pak më parë nga mediat shqiptare se disa futbollistë të kombëtares kuqezi kanë rezultuar pozitivë.
FSHF thekson se asnjë lojtarë apo pjesëtar i stafit nuk kanë rezultuar me Covid 19.
“Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rreme te shperndare nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv ne testin e COVID. Ky lajm eshte i pavertete dhe tendencioz. Asnje lojtar i kombetares, pjestar i stafit apo anetar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkengjitur edhe testet e futbollisteve te permendur”, ka njoftuar FSHF.