Reagon gazetari i RTK-së ndaj të cilit u iniciua procedurë disiplinore

Drejtori i RTK 1, Festim Kabashi, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gazetarit, Blerim Haxhiaj, i cili mori pjesë si opinionist në një medium për zhvillimet në Shqipëri.
Pas këtij rasti, ka qenë vetë gazetari Blerim Haxhiaj i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai për deklaratën e Kabashit i cili deklaroi se do të merren masa ndaj atyre që marrin pjesë në aktivitet dhe deklarime në komunikim publik që cenojnë besueshmërinë dhe paanshmërinë editoriale të RTK-së, ka thënë se “Pra, nuk bën në RTK, nuk bën as jashtë RTK”.
“Censura nuk është ndryshe. Po bordi i ri çka po pret?”, shtoi ai.
