75 Mall Live Search
10:29 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / L A

Reagon gazetari nga Namibia pas komenteve të Perezit ndaj tij për votat e “Topit të artë”

Florentino Perez ka komentuar rreth “Topit të artë” 2024 në asamblenë e skuadrës së tij.

Perez, kishte kritikuar gazetarët nga Uganda, Finlanda, Namibia dhe Shqipëria, duke thënë se Vinicius Jr-i do të kishte fituar po të mos ishin këto shtete.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari namibian që u kritikua nga presidenti i Real Madridit, Sheefeni Nicodemus duke e quajtur atë të frustruar.

“Në thelb, dyshoj se këto janë vetëm fjalë nga dikush që është i frustruar, si zoti Pérez. Me fjalë të tjera, ai ndjen se njerëzit nga vendi im dhe vendet e tjera të përmendura nuk kanë votë të konsiderueshme sepse ne shihemi si njerëz inferiorë. Unë thjesht do të doja të dija, nëse do të isha nga një nga kombet kryesore të futbollit dhe nuk do të isha dakord me mendimin e tij, cili do të ishte argumenti i tij”, u shpreh Nicodemus.

Nicodemus, nuk i kishte dhënë asnjë pikë në votimin e “Topit të artë”, Viniciusit.

Gazetari namibian, në top 3-shen e tij për “Topin të artë” 2024 kishte vendosur Bellinghamin të parin, Rodrin të dytë dhe Lamine Yamal-n të tretin./IndeksOnline/