Reagon Haki Abazi, këto familje do të duhej të uleshin në rendin e parë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se të gjallët që kanë bërë dhe kanë dhënë gjithcka për liri dhe çlirim duhet t’u jemi mirënjohes edhe në Ditën e Çlirimit dhe duhet t’i ulim në rendin e parë.
Ky reagim i Abazit vjen pasi ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte ulur në rreshtat e parë në paraden e ushtrisë së Kosovës.
“Aty do të duhej të uleshin edhe familja Rugova, edhe familja e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushefcit, Edmond Hoxhes, Agim Ramdanit, Zahir Pajazitit”, ka shkruar ndër të tjera Abazi.