75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / C E

Reagon Haxhi Krasniqi, Kampioni i Botës falënderon ata që e përkrahen

Haxhi Krasniqi është shpallur Kampion i Botës në pesha të mesme pasi mposhti me KO Dominic Boselin që në rundin e tretë.

Boksieri nga Juniku ka bërë një shkrim, duke falënderuar të gjithë ata që e përkrahen në realizimin e ëndrrës së tij të fëmijërisë.

Ndër të tjerash ai ka falënderuar edhe kundërshtarin e ti që i dha mundësinë për të dueluar për titullin kampion.

NE JEMI KAMPION BOTE!

Pas 15 vjetësh pune të mundimshme u realizua ëndrra ime e fëmijërisë, u bëra Kampion Bote në boksin profesionist dhe për këtë jamë jashtzakonisht krenar!

I vetëm kurrë nuk do gjindesha këtu ku jam, për ata dua t‘i falendëroj të gjithë atyre që e kaluan këtë rrugë me mua, e posaqërisht familjes sime, ekipit të trajnerëve të mi (Magomed Schaburoë, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) si dhe menaxherit tim Luan Dreshaj, i cili tani e 15 vjet është krahas meje dhe nuk u ndal kurrë së besuari në mua. Gjithashtu e falendëroj promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ka plot 10 vjet që më mundson duele fantastike si dhe kanalet televizive, të cilat më mundësuan gjithnjë platforma madhështore. Falemdërim i veçantë u takon edhe të gjithë sponsorëve të mi ndër vite. I falendëroj të gjithë miqtë e mi, që udhëtojnë nga e mbarë bota për duelet e mia dhe përzemërsisht FALEMINDERIT u them tifozëve të mi ?

Shansin për të luftuar për titullin botëror ma dha kampioni Dominic Bösel dhe për këtë i jam shumë falendërues. Menjëherë pas meçit jam informuar për gjendjën e Dominicut dhe i gëzohëm shumë faktit që ai është shëndosh e mirë. Shëndeti është kryesorja!

Dominicu do të rikthehet sërish, për këtë jam i bindur dhe i uroj sinçerisht çdo të mirë.