Reagon Hykmete Bajrami: VV-ja ka uzurpuar zyrat e qeverisë, prokuroria ka mundur ta ndalte këtë masakaradë
 
				Shefja e Grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas aprovimit të buxhetit nga qeveria në detyrë.
Bajrami ka thënë se ky shtet po shkon drejt rrënimit.
“Grupi parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Shtetin po e çojnë drejt rrënimit.
Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalte këtë maskaradë.
Tashti, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, shkruan Bajrami në reagim./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                