75 Mall Live Search
00:02 / E Premte, 17 Qershor 2022 / OSH

Reagon Hyseni për mbylljen e terminalit në Merdarë, kërkon zgjidhje nga ministri Murati

IndeksOnline raportoi më parë se nesër në Komunën e Podujevës do të protestojnë disa nga bizneset për shkak të mbylles së pikës doganore në Merdarë.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, Driton Hyseni.

Ai tha se sonte në formë të shkruar i ka paraqitur kërkesë Ministrit Hekuran Murati për çështjen e terminalit doganor në Podujevë, që të shterren të gjitha mundësitë që deri sa të është terminali shtetëror në Podujevë, konform programit qeverisës, shërbimeve doganore që aktualisht janë duke u ofruar në terminalin në Podujevë t’u gjendet një zgjidhje .

Hyseni shtoi se mbyllja e terminati do të afektoj më shumë se 100 punëtorë dhe mbi 25 biznese, e cila do të ndikoj në ekonominë e Podujevës.

Postimi:

Duke ndarë shqetësimin me të gjithë të punësuarit që janë të angazhuar me shërbimet që ofrohen në terminalin në Podujevë, sonte në formë të shkruar i kam paraqitur kërkesë Ministrit Murati për çështjen e terminalit doganor në Podujevë, që të shterren të gjitha mundësitë që deri sa të kemi terminalin shtetëror në Podujevë, konform programit qeverisës, shërbimeve doganore që aktualisht janë duke u ofruar në terminalin në Podujevë t’u gjendet një zgjidhje dhe të ofrohen pa ndërprerje, qoftë edhe në ndonjë lokacion tjetër brenda komunës së Podujevës.

Janë 25 agjenci doganore (shpedicioni) me rreth 100 të punësuar direkt e shumë të tjerë indirekt, që afektohen nga mbyllja eventuale e shërbimeve në terminalin në Podujevë. Gjithashtu, do të kemi edhe një ndikim zingjiror në ekonominë shumë pak të zhvilluar të Podujevës.

Agjencitë doganore janë veprimtari profesionale dhe të licencuara nga Dogana e Kosovës dhe në rast të pushimit të aktivitetit për një periudhë të shkurtër kohore, ato e humbin klientelën dhe nuk mund të ushtrojnë aktivitet tjetër afarist.