75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 22 Tetor 2024 / AR

Reagon i dashuri i Xhulit: Ish-i im dëshiron të përfitojë nga fama e saj

Së fundmi në mediat vendore bëri bujë lajmi se ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura – Xhuli, ia vodhi të dashurin e saj aktual, një modeleje të quajtur Kadina Je.

E karshi këtyre polemikave të ngritura në publik, ka reaguar i dashuri i Xhulit, Gerti Beqiraj.

Me anë të një InstaStory, Beqiraj pos tjerash, e ka akuzuar modelen se “po tenton të përfitojë nga audienca e Xhulit” në mediat sociale.

Më tej Gerti postoi një “selfie” bashkë me Xhulin, duke konfirmuar se romanca e tyre nuk ka pësuar lëkundje nga pretendimet e Kadinas që bënë bujë në rrjet.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

“Përshëndetje audienca e rrjeteve sociale dhe gjithashtu ju gazetarë të dashtun. Më vjen keq që personi nga e kaluara ime mundohet të përfitojë nga audienca e së dashurës sime Julinana Nura. Me respekt juaji Gerti Beqiraj”, shkroi ai pos tjerash.