20:27 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Reagon kapiteni i Prishtinës: Na vodhën titullin jashtë fushës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, ku Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundrejt kryetrajnerit të Prishtinës dhe disa zyrtarëve tjerë.

Armend Dallku ishte ankuar te gjyqtarët për referim dhe më pas kishte plasur gjithçka.

Menjëherë ka reaguar kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi i cili ka thënë se Prishtinës po i vidhet titulli jashtë fushës.

Mund te mos dalim kampion mirpo asnje here sdo te ulim koken sepse jemi te paster si loti…te sulmohen kryetrajneri me gjith stafin nga policia te sulmohen futbollistet qe nfush kerkojn piket me pune dhe ndjers hallall eshte e papranueshme…Zoti eshte mbi gjithqka dhe vetem Zotit do i perulemi gjithmone. Djemt e FC Prishtines ne krye me Visar Bekaj qe ndeshkohet padrejtesisht do vazhdojme koken larte sepse titullin nuk e humbem ne fushe mirpo na e vodhen jashte saj“, ka shkruar Thaqi në rrjetet sociale.

Dallku dhe zyrtarët tjerë të lënduar të Prishtinës janë dërguar për tu dhënë ndihmë mjekësore. /IndeksOnline/