Reagon KB Peja: Ekipi jonë u sulmua gjatë hyrjes në zhveshtore

KB Peja ka thënë se ekipi i tyre është sulmuar nga tifozët suharekas gjatë hyrjes në zhveshtore.
Kjo pasi është ndërprerë ndeshja çerekfinale mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, e vlefshme për çerekfinalen e play-offit të Superligës, shkruan IndeksOnline.
”Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hudhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase.Poashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore.”, thuhet në regimin e KB Pejës.
Kujtojmë që ndeshja është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë./IndeksOnline/