18:10 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Reagon këngëtarja shqiptare pasi ra pre e hakerëve iranianë

Këngëtarja shqiptare Shqiponja Karafili e njohur gjerësisht si Poni në botën e artit ka ‘ngacmuar’ ndjekësit në postim të bërë së fundmi nga ajo në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto të ekranit të telefonit kur duket se i ka shkuar një njoftim nga një bankë e nivelit të dytë. Bëhet fjalë për një llogari me vlerë prej 15 300 dollarësh.

“Depozita juaj direkte prej 15,300 dollarësh është marrë dhe do të jetë e disponueshme së shpejti,”- shkruhet në njoftim.

Ndërsa pak minuta më parë këngëtarja ka njoftuar se me ndihmën e miqve asaj i është rikthyer profili i saj Instagram.

Sulmet ndaj sistemeve më të rëndësishme të shtetit të Shqipërisë u bënë të zakonshme, për çdo problem që mund të ndodhë me të dhënat apo llogaritë ekziston frika për “sulm”.