14:10 / E Hënë, 16 Janar 2023 / S Z

Reagon Klinika e Nefrologjisë: Pacienti që u hodh nga dritarja, ka marrë shërbimin e dializës

Klinika e Nefrologjisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku një pacient është hedhur nga dritare në Kirurgjinë Torakale, derisa ishte duke u mjekuar në këtë klinikë.  

Klinika e Nefrologjisë, për mes një reagimi demanton ato që janë thënë nga familjarët e pacientit, se pacienti nuk e kishte marrë shërbimin e dializës.

Sqarimi i Klinikës së Nefrologjisë:

Në lidhje me raportimet në medie, për rastin e djeshëm, të pacientit F.S., në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e ku familjarët e pacientit  në medie, kanë akuzuar Klinikën e Nefrologjisë- Shërbimin e Dializës, se pacientit nuk i ishte realizuar Dializa. Klinika Nefrologjisë  në QKUK, sqaron se pacienti F.S., ka qenë në program kronik të Dializës. Gjatë qëndrimit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pacienti kishte realizuar seancat e rregullta të dializës në Klinikën e Nefrologjisë. Vetëm javën e fundit ka  realizuar disa  dializa të rregullta. 

 Me datë 8 janar 2023, me 10 janar 2023, 12 janar 2023,  ditën e premte, 13 janar 2023, ka refuzuar të realizojë seancën e dializës, ndërsa ditën e shtunë, 14 janar 2023 ka realizuar seancën e plotë të Dializës e cila zgjatë 4 orë, sipas protokollit mjekësor.

Pacientët kronik dializohen 3  herë nga 4 orë në javë, kurse pacienti në fjalë të shtunën ka realizuar seancën e plotë, 4 orë.

Andaj, Klinika e Nefrologjisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se është në shërbim të pacientëve 24-orë, për të gjitha raste që kanë nevojë për trajtim mjekësor në fushën e nefrologjisë.