75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Reagon klubi i Lincoln pas fitores në tavolinë ndaj Prishtinës: Kishim besim se UEFA do të vendos në favorin tonë

Skuadra e Lincoln ka reaguar pas vendimi të UEFA-s për ndeshjen kundër Prishtinës. Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë i dha fitoren në tavolinë me rezultat zyrtar ekipit nga Gjibraltari.

Presidenti i klubit të Lincoln, Dylan Viagas ka thënë se kishin besim që UEFA do të vendos në favor të tyre, transmeton Indeksonline.

“Edhe pse ka qenë një vikend me nerva, ne kemi besuar që UEFA do të vendos në favorin tonë. Ne nuk e shihnim ndryshe se si mund të ishte ndryshe kjo çështje”

“Na ka mbetur pendesë që kemi kaluar në raundin tjetër në këtë mënyrë, pasi dëshironim të përfundonim punë në fushë. Ekipi ishte mirë i përgatitur dhe lojtarët ishin shumë të motivuar për ta kryer punën”, tha ndër të tjera presidenti i Lincoln./Indeksonline/