10:32 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagon klubi i Sportingut: Skandal, ky nuk është sport (Video)

Skuadra e njohur portugeze ka reaguar ashpër pas sulmit që iu është bërë lojtarëve dhe stafit të Sporting Lisbonës.

Dje skuadra e Sportingut është sulmuar nga 50 huligan në zhveshtore, duke lënë të lënduar afro 4/5 futbollistë, shkruan IndeksOnline.

Klubi ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe i ka dënuar të gjitha aktet sulmuese ndaj futbollistëve dhe stafit.

“Sportingu dënon me forcë ngjarjet e regjistruar në Akademinë e Sportit. Ne nuk mund të pajtohemi në asnjë mënyrë me aktet dhe agresionin ndaj futbollistëve, trajnerëve dhe stafit. Sportingu nuk është ky, e as s’mund të jetë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të vendosur përgjegjësinë e plotë për atë se çfarë ndodhi. Ky nuk është sport”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Në 4/5 futbollistë, më i lënduari u shfaq ish-lojtari i Wolfsburgut, Bas Dost.

Menjëherë pas sulmit, tifozët e vërtetë të Sportingut dolën para stadiumit duke i dhënë përkrahje klubit./IndeksOnline/