15:44 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reagon kompania “Air Mediterranean”- Nuk shkelëm vendimet e qeverisë, po punojmë në përputhje me to

Kompania ajrore greke, “Air Mediterranean”, ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar në medie se Kompania ajrore greke, shkel vendimin e Qeverisë”. Sipas tyre ky lajm është i pavërteta dhe është shpifje ndaj kësaj kompanie.

Sipas tyre ky është një tentim për njollosjen e kësaj kompanie, dhe se kanë filluar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me këtë rast.

Reagimi i plotë:

Ju njoftojme se lajmi i publikuar me date 01 Korrik 2020, me titullin “Kompania ajrore greke, shkel vendimin e Qeverisë”, eshte i pavertete dhe shpifje ndaj Kompanise Ajrore ‘Air Mediterranean’, pasi qe

kompania ajrore ne fjale nuk eshte duke shkelur asnje vendim te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe eshte duke operuar ne pajtim te plote me te gjitha rregullativat dhe udhezimet e dhena ne NOTAM nga

Ministria e Infrastruktures se Republikes se Kosoves. Kjo eshte nje tentim i njollosjes se imazhit te Kompanise se mirenjohur Ajrore Europiane, andaj ne kemi filluar te gjitha procedurat ligjore per kete rast.

Ju falenderojme paraprakisht per korrektesi mediale ne publikimin e ketij reagimi!

Roger Gatt

Commercial Director

Air Mediterranean