75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Reagon kompania ku humbi jetën punëtori: Nuk ia ndaluam hyrjen kryeinspektorit të punës

Menaxhmenti i kompanisë Lab-Oil nga Prishtina i ka quajtur të pavërteta lajmet se drejtuesit e kompanisë nuk lejuan kryeinspektorin Basri Ibrahimi të inspektoj vendin e punës ku humbi jetën punëtori, Krenar Jemini.

Sipas tyre, kryeinspektori Ibrahimi ka shkruar në ditën e hënë në kompani, në kohën kur punëtorët dhe menaxhmenti e kishin mbyllur për të shkruar në varrimin e punëtorit të ndjerë.

“Me anë të kësaj komunikate, edhe një herë, duam ta bëjmë me dije opinionin se kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi e ka sqaruar krejt keqkuptimin që ka ndodhur të hënën mes tij dhe zyrtarëve të kompanisë Lab-Oil. Pra, kryeinspektori ka shkruar të hënën në mesditë në vendin e ngjarjes pikërisht në kohën kur të gjithë punëtorët dhe menaxhmenti i kompanisë i kishin mbyllur zyrat dhe fabrikën dhe kishin shkruar në varrimin e punëtorit Krenar Jemini, në Mushtisht të Suharekës”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ata kanë sqaruar se zyrtarë të Inspektoratit të Punës kanë qenë në vendin e ngjarjes ditën kur ka ndodhur aksidenti, pra më datë 24.02.2019 dhe bashkë me organet e hetuesisë kanë bërë punën  e tyre, prandaj sipas tyre, s’ka pasur asnjë arsye që një ditë më pas ne t’ia ndalonin hyrjen në fabrikë Kryeinspektorit.

Ndërsa, ata janë shprehur të indjuar me reagimin e PSD-së.

Sipas tyre, fatin tragjik të një të riu po e shndërrojnë në sensacion medial dhe po bëjnë politikë ditore, transmeton Indeksonline.,

“Jemi thellësisht të indinjuar me reagimin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), e cila ka rënë pre e dezinformatave të portaleve, pa e verifikuar të vërtetën e ngjarjes tragjike.  Nuk ka qenë në praktikën dhe në nderin e partive politike të Kosovës që fatin tragjik të një të riu, si ai i ish-punëtorit tonë, Krenar Jemini, ta shndërrojnë në sensacion medial dhe me te të bëjnë politikë ditore. Partia Socialdemokrate e Kosovës dhe lideri i saj Shpend Ahmeti, më mirë të merren me punët e tyre bashkiake, se sa me ato të cilat nuk i përkasin”, thuhet në reagimin e tyre./Indeksonline/