Reagon KPM pas arrestimit të zyrtarit të saj: Ftojmë organet e drejtësisë të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë

Komisioni i Pavarur i Medieve ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Administratës dhe Financavem Arben Bilalli, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim me Policinë e Kosovës, më 29.06.2021, ka ndaluar Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Po ashtu KPM ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sot është njoftuar jozyrtarisht se një zyrtar publik i Zyrës Ekzekutive të KPM-së është ndaluar mbrëmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, nën dyshimin për veprën penale – marrje ryshfeti.
Duke qenë të shqetësuar me këtë lajm, ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me rastin deri në zbardhjen e plotë, në mënyrë që të sqarohet edhe opinioni publik, por edhe ne brenda KPM-së.
KPM shprehë gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e hetimeve deri në përfundim të rastit.
Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej tetë mijë euro, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.