17:30 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Reagon Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar sot pas konfirmimit të aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Ajo ka thënë se djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës.

“Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri”, ka thënë Kryemadhi.