Reagon kryetari i Ballkanit: Agim Ademi a do të na vizitosh edhe neve

Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, gjatë kësaj jave ka vizituar disa Lidhje Rajonale të Futbollit, ku pa gjendjen e tyre pas situatës emergjente të krijuar në vend, nga pandemia e koronavirsuit.
Mirëpo i njëjti nuk e ka bërë një gjë të tillë, tek disa nga skuadrat që tashmë kërkojnë largimin ee tij nga FFK e sidomos pas vendimit të gjykatës së Apelit, shkruan IndeksOnline.
Gjatë ditës së sotme ka reaguar kryetari i Ballkanit i cili ka pyetur se a do ta vizitojë opozitën i pari i FFK-së.
“Mirë se vjen President. A thu do t’na vizitoj edhe neve opozitën”, ka shkruar Kabashi.

Kujtojmë, që futbolli kosovar dhe gjitha aktivitetet tjera sportive, kanë hyrë në javën e dytë që prej pezullimit nga Qeveria e Kosovës, si shkak i përhapjesë së koronavirusit./IndeksOnline/