Reagon La Liga – Kush e do Messin duhet të paguaj 700 milionë euro
 
				Edhe La Liga ka reaguar në lidhje m situatën për largimin e Messit nga Barcelona.
 
 Tashmë në të gjithë mediat e botës po flitet për Messin, kjo pasi argjentinasi i ka treguar klubit se e dëshiron largimin nga  “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline
 
 Madje sot ai nuk mori pjesë në testin për Covid-19, që skuadra e Barçës i mbajti sot para stërvitjeve për sezonin e ri.
Kështu, edhe La Liga e ka konfirmuar se klauzola për largimin e “jashtëtokësorit” nga Barcelona është 700 milionë euro.
 
 Kjo si duket do të jetë shumë e paarritshme për çdo skuadër që e kërkon atë.
Nota informativa.
— LaLiga (@LaLiga) August 30, 2020


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                