Reagon “Lata”, kërkon largimin e Challandesit

Kosova u mposht nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2.
Pakënaqësitë për rezultatin dhe lojën kanë qenë nga të gjithë, shkruan Indeksonline.
Për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Arjanit Hoti, i njohur si Lata.
“Federata e futbollit të Kosoves duhet me ba ndryshime, e duhet me ja fillu prej kokës e tëposhtë në ekipin e kombtares. Challand është koha me u largu”, ka shkruar Hoti.
Në rolin e tij te “FC Latta”, Hoti njohët si trajner dhe menaxher i shkëlqyer i futbollit. /Indeksonline/