75 Mall Live Search
23:49 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Reagon Liburn Aliu: KFOR-i na ofroi siguri, Policia na sugjeroi të ndalemi nga tensionimi i situatës nga bandat kriminale

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se KFOR-i përveç se nuk i ka ndaluar vizitën te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ata edhe i kanë dhuruar siguri.

Sipas ministrit Aliu, ka qenë Policia e Kosovës ajo që u ka rekomanduar të mos vazhdojnë tutje, me qëllim që të shmangin tensionimin e situatës.

“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi, për qëndresën e tij shembullore për Republikë, rend e ligj” ka thënën mes të tjerash Aliu.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Lajmet se KFOR-i, më ka ndaluar që ta takoj Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi, janë të pavërteta.

Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim.

Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth.

Spekulimet e tilla, i’u shkojnë për shtati vetëm bandave që janë të instaluara aty, njëherit këto lajme të pavërteta po ashtu po e zhvlerësojnë punën e palodhshme dhe profesionale që Policia e Kosovës po e bën atje.

E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi, për qëndresën e tij shembullore për Republikë, rend e ligj.