75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / A. A

Reagon Liga Arabe, del kundër hapjes së ambasadës të Kosovës në Jeruzalem

Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se kjo është e paligjshme.

“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jeruzalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik” deklaroi Gheit, transmeton Indeksonline.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit Gabi Ashkenazi të hënën vendosën lidhjet diplomatike mes dy shteteve gjatë një ceremonie virtuale.

/Indeksonline/