75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reagon Lukaku pas shkrimit skandaloz të gazetës italiane Corriere dello Sport

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka e ka quajtur qesharak shkrimin dhe titullin e gazetës italiane Corriere dello Sport.

Derbin mes Interit dhe Romës, që zhvillohet të premten ajo e ka përmbledhur me fjalët “Black Friday”.

Në fotografi është vënë sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku dhe mbrojtësi i Romës, Chris Smalling.

Ky është reagimi që ka lëshuar Lukaku në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

“Në vend që të fokusoheni në duelin mes dy klubeve. Corriere dello Sport vjen me kryefaqen më qesharake që kam parë ndonjëherë në karrierën time. Ju njerëz i jepni frymë negativitetit dhe problemeve me racizmin. Në vend që të flitet për ndeshjen e bukur që do të luhet në San Siro mes dy klubeve të mëdha. Edukimi është çelësi. Ju njerëz të Corriere dello Sport duhet të bëni punë më të mirë në këtë aspekt. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve tjerë që e vunë në pah suportin dhe të fokusohemi tek ndeshja që luhet nesër”

“Forza Inter” ishin fjalët që Lukaku përcolli përmes Twitter.