Reagon Lushtaku: Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas dyshimeve për manipulim të procesit zgjedhor në Komunën e Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku e ka akuzuar Vetëvendosjen për vjedhje të madhe të votave në këtë komunë.
“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lushtaku, raporton IndeksOnline.
Ai ka propozuar që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’.
“Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, ka shkruar Lushtaku. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

