Reagon Lutfi Haziri, tregon a po i bashkohet apo jo iniciativës së Vjosa Osmanit

Propozim-idesë së Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani për një iniciative të re për parti politike nuk do t’i bashkohet Lutfi Haziri.
Kjo tërthorazi u bë e ditur përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ku Haziri shkroi “LDK bashkë!Beso”.
Ky reagim i Hazirit erdhi pas raportimit të disa mediave se i njëjti do t’i bashkohet kësaj iniciative të Vjosa Osmanit, raporton Indeksonline.
Haziri qartazi po bën të ditur se do të vazhdojë orientimin e tij politik në LDK dhe se nuk do të jetë përkrah Vjosa Osmanit, e cila dje deklaroi se ka përfunduar bashkëpunimin me këtë parti që nga momenti kur u votua për largimin e saj nga pozitat udhëheqëse të LDK-së.

Duhet përkujtuar që ndër emrat e tjerë që publikisht deklaruan se vazhdojnë të jenë përkrah LDK-së, e jo bashkë me Osmanin janë: Lumir Abdixhiku e Anton Quni.
Poashtu emra të tjerë që u përmenden si mundësi për t’iu bashkëngjitur kësaj iniciative për parti politike ishin edhe Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, por që të dy e mohuan një gjë të tillë./Indeksonline/
