Reagon Maduro nga qelia, lutet dhe dërgon vargje nga Bibla për të prekurit nga tërmeti në Venezuelë
Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, publikoi një mesazh në rrjetet sociale, siç duket të shkruar nga qelia e tij e në Brooklyn, duke shprehur solidaritet për Venezuelën, ndërsa vendi i tij vazhdon rimëkëmbjen pas tërmetit.
“Unë dhe Cilia dërgojmë lutjet tona për ata që kanë vdekur, për të plagosurit, për të zhdukurit, për familjet e tyre dhe për të gjithë ata që vazhdojnë të luftojnë, minutë pas minute, për të shpëtuar jetë”, tha Maduro në postim, raporton CNN.
Më pas, Maduro citoi nga kapitulli i 25-të i Ungjillit të Mateut, duke përfshirë vargun: “‘Kur të pamë të sëmurë ose në burg dhe erdhëm të të vizitonim?’ Dhe Mbreti do t’u përgjigjet: Në të vërtetë po ju them, çfarëdo që bëtë për njërin nga më të vegjlit e këtyre vëllezërve dhe motrave të mia, e bëtë për mua”.
Nuk është e qartë nëse Maduro ia diktoi mesazhin ekipit të tij apo e miratoi përmbajtjen e tij.

