75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / MSH

Reagon Mehmet Ballazhi:Akuzat për shitblerje votash janë propagandë

Kandidati i PDK-së për kryetaër të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka reaguar pas anulimit të zgjedhjeve në këtë Komunë nga PZAP, me arsyetimin se ky i fundit ka bërë shtiblerje votash.

 Ballazhi, për IndeksOnline ka thënë se akuzat për shitblerje votash janë të rënda dhe se janë pjesë e propagandës.

“Jo, nuk është e vërtetë. Kjo është propagandë dhe akuzë shumë e rëndë. Nëse ka fakte, t’i qesin, ama nuk është e vërtetë”, ka thënë Ballazhi për IndeksOnline.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Ballazhi mori 50.98% të votave në Han të Elezit.

Ndërkaq, i tërë procesi zgjedhor në këtë komunë është anuluar sot me vendim të PZAP.