75 Mall Live Search
20:50 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Reagon Morena: Kta veç po folin bla bla bla, unë nuk e di për ça

Stresi sot ka publikuar këngën e tij më të re “Loco”.

“Kta veç po folin bla bla bla, unë nuk e di për ça”, thuhet në tekstin e këngës, shkruan Indeksonline.

E këto vargje po i pëlqejnë këngëtares shqiptare Morena Tarakut.

Ajo postoi një video, ku shihet duke e kënduar këtë këngë, pikërisht këtë pjesë.

Së fundi ajo është përfolur shumë në mediat shqiptare, për audio-incizimet ku dëgjohet biseda e modeles me personin që ia kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235-mijë eurosh, por që rezultoi e vjedhur.

E ndoshta ky është edhe reagimi i saj në lidhje me këtë skandal.

Njëra ndër fjalët e saj në përgjimet që i’u publikuan dhe u bë hit është “O qoma lokacionin”./Indeksonline/