75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / OSH

Reagon Nagavci për largimin e 8 vjeçares nga shkolla – ishte me autizëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me autizëm pasi u largua nga shkolla “Elena Gjika”, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se ka angazhuar kolegët në MASHT për të analizuar rastin dhe sipas saj në bazë të gjetjeve do të ndërrmarrin masat.

“Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës  është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.

I  bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet,  që të  shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë  në shkolla, për nxënësit  që kanë  nevojë për mbështetje”.

Postimi i plotë:

Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua  vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës.

Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin  në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet.

Kam autorizuar kolegët përkatës në MASHTI  për të analizuar në aspektin profesional  rastin, konform situatës dhe gjetjeve do të ndërmarrim të gjitha masat, ashtu që rasti në fjalë të zgjidhet bazuar në interesin me të mirë të fëmijës.

MASHTI në kuadër  të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes  se shkollës dhe fëmijeve  me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin  e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar  punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë  pikërisht  mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara  që kanë vështirësi në adoptim  dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë.

Ne, edhe këtë vit tashmë kemi ndarë mjetet financiare për punësimin e 100 asistenteve dhe Komuna e Prishtinës  është një prej komunave që ka pranuar të gjitha informatat për të shpallur konkursin për punësimin e 15 asistentëve, këtë vit.

I  bëj thirrje Komunës së Prishtinës dhe komunave tjera të cilave u kemi alokuar mjetet,  që të  shpallin konkurset dhe të punësojnë asistentet, të cilët duhet t’i angazhojnë  në shkolla, për nxënësit  që kanë  nevojë për mbështetje.

Arsimi i çdo fëmije është e drejtë e garantuar dhe realizimi i kësaj të drejte   është obligim i të gjithë  akterëve dhe shoqërisë sepse vetem duke kontribuar dhe kryer punën  secili nivel, ne do të arrijmë të përmbushim ketë mision.

Si ministri nuk do të ndalemi në punën tonë për ofrimin e mundësive për të gjithë.