75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 06 Tetor 2020 / C E

Reagon Napoli, të gjithë lojtarët dolën negativ me koronavirus

Gjatë ditës është raportuar se Amir Rrahmani ka dalë pozitiv me koronavirus.

Por ka reaguar Napoli ku ka thënë se të gjithë lojtarët kanë dalë negativ, përfshi edhe dy mostrat e fundit.

Ka vetëm dy tamponë që përpunohen midis atyre që janë bërë dje. Të gjithë ata që përpunohen janë negativë për Covid-19“, ka shkruar fillimisht Napoli.

Dy tamponët e fundit që ishin duke u përpunuar kanë rezultuar negative për Covid-19“, thuhet në shkrimin tjetër të klubit.

Kjo nënkupton se edhe Amir Rrahmani ka dalë negativ me koronavirus. /IndeksOnline/