75 Mall Live Search
21:32 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Reagon NATO pas njohjes së pavarësisë së rajoneve speratiste nga Rusia

NATO ka reaguar pasi që Rusia vendosi të njohë dy rajone seperatiste të Ukrainës si shtete të pavarura.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dënon vendimin e Putinit për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.

“Moska vazhdon të nxisë konflikt në Ukrainën lindore duke i dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake seperatistëve. Ky është gjithashtu një pretekst për ta pushtuar sërish Ukrainën”, theksoi Stoltenberg.