Reagon Nicole Shanahan pas lajmeve për lidhje dashurie me Elon Musk

Pas deklaratës së Elon Musk i cili tha se nuk ka qenë në lidhje me ish gruan e themeluesit të Google, edhe kjo e fundit ka reaguar.
Këto lajme ajo tha se janë gënjeshtër e plotë, transmeton Indeksonline.
Përmes avokatit, deklaroi se thashethemet janë të shpifura.
“Çdo pretendim se Nicole kishte një lidhje me Elon Musk nuk është vetëm një gënjeshtër e plotë, por edhe shpifje,” tha avokati i Shanahan./Indeksonline/